Rexhepi: Te Besa nuk ka përçarje, shumica absolute e kryesisë dhe e Këshillit Qendror janë me ne!


Skender Rexhepi-Zejd, koordinator për organizimin e Kongresit të Lëvizjes Besa, (krahu i Nexhbedin Kahremanit) ka hedhur poshtë pohimet se në këtë parti kanë ndodhur ndarje në baza grupore. Në emisionin Diplomaticus në Neës 24, ai ka thënë se pjesa dërmuese e kryesisë qendrore të partisë dhe Këshillit Qendror janë të rreshtuar në njërën anë, kurse ka sfiduar Bilall Kasamin për përballje në debat televiziv për të dëshmuar se në cilën anë është shumica. Emisionin e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë: