Reshjet e borës kanë bllokuar disa fshatëra në Dibër


Moti i shoqëruar me reshje të dendura bore, ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në qarkun e Dibrës.

Trashësia e dëborës arin në 35-40 cm në disa zona si Selishtë, Lurë, Sllove, Kala e Dodës dhe deri 15 cm në qytetin e Peshkopisë.

Mësohet se janë pjesërisht funksionale rrugët që lidhin Peshkopinë me disa fshatra, ndërsa janë bllokuar Lura dhe Selishta.

Ndërkohë që janë të kalueshme vetëm me zinxhirë akset nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës.

Si pasojë e ngricave një automjet ka dalë nga rruga në Gjadër, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.