“Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, Emri i ri


Republika e Maqedonisë së Ilindenit do të jetë emri i ri i Maqedonisë në gjuhën shqipe, mëson portali TetovaSot nga burime diplomatike. Ky emër është i përshtatshëm për Greqinë dhe Maqedoninë ku merr fund problemi disa vjeçarë.

Ky dakordim është arritur dje mes Maqedonisë dhe Greqisë në Sofje ku mbajtë edhe samiti i BE-Ballkani Perendemior.

Edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në llogarinë e tij në Twiter ka publikuar se Maqedonia dhe Greqia e përforcojnë miqësinë, duke shprehur besimin se me kryeministrin grek Cipras mund të gjendet zgjedhje e cila do të mbroj dinjitetin e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Maqedonia dhe Greqia e forcojnë miqësinë. Me kryeministrin Cipras besojmë se mund të gjejmë zgjidhje që do të mbrojë dinjitetin e qytetarëve në dyja shtetet”, ka porositur kryeministri Zoran Zaev nga Sofja.

Ndryshe në këtë samit morën pjesë edhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitorv.të cilët kanë pasur takime të një pasnjëshme me të gjithë liderët evropian si Emanuel Makron – Presidenti i Francës, Sharl Mishel -Kryeministër i Mbretërisë së Belgjikës, me Kancelaren gjermane Angela Merkel, me Kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven, si dhe me Kryeministrin e Holandës, Mark Rute.