Renova – Shkëndija , derbi i vërtetë i Tetovës

Java 17 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të nis me derbin e Pollogut, në mes Renovës dhe Shkëndijës, e cila do të zhvilohet të shtunën në orën 13.00.

Trajneri i Renovës Vatko Kostov, beson se Shkëndija është favorit në këtë përballje.

“Shkëndija është momentalisht një ndër skuadrta më të mira në kampionatin tonë. Normalisht është se ata janë favorit dhe ne do të mundohemi që të nxjerrim maksimumin dhe sukses do të ishte në rast se nuk pësojmë disfatë. Ndoshta me kualitetin individual ata janë mbi Renovën dhe e meritojnë vendin ku është,” tha mes tjerash Vlatko Kostov.

Ndërkohë braziliani i Shkëndijës , Stenio Zhunior , beson se skuadra kuqezi ka mundësi të mirë që të mbyll me rezultat pozitiv pjesën vjeshtore të kampionatit vendor.