Remiksi që e bashkon Dua Lipën me Beyoncen

Një llogari në kanalin e famshëm YouTube, AnDyWuMUSICLAND, është bërë e famshme duke publikuar videot në të cilat i bashkon këngëtaret apo këngëtarët e njohur në botë.

Në mesin e këtyre videove, ai ka zgjedhur që të bëjë bashkë këngëtaren e famshme nga Kosova, Dua Lipën, me këngëtaren po ashtu me renome botërore, Beyoncen, transmeton Koha.net.

AnDyWuMUSICLAND, ka bërë një remiks të këngës “IDGAF” të Lipës me “Irreplaceable” të Beyonces.

“IDGAF” është lansuar javën e kaluar, ndërsa “Irreplaceable” në vitin 2006.

Për më tepër shikoni remiksin.