Remenski mesazh VMRO-së: Gruevskin nuk e konsideron as edhe deputet


Në këtë Qeveri mungon dikush “Mile mu kujtua”, dikush me defterë dhe tenderë, për atë ju reagoni, ka replikuar sot në Kuvend, deputetja e LSDM-së Frosina Remenski.

“Ne sollëm kuadro cilësor, ministrja Renata Deskoska bëri reforma të shkëlqyeshme në arsim, ndërsa tani do të bëjë reforma vendimtare në sektorin e drejtësisë. Rejtingun e liderit të juaj nuk po e tregoni pasi është në nivel të gabimit statistikor, ndërsa për rejtingun e liderit të vjetër as që bëni matje, pasi nuk e konsideron as edhe deputet”, ka thënë Remenski.