Remenski i ftoi deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese


Menjëherë pas konferencës për media të Qeveris, doli me qëndrim edhe Kuvendi i Maqedonisë, ku nënkryetarja e parlamentit Frosina Remenski, u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të respektohet vendimi i mbi 90% e atyre që votuan dhe janë për NATO dhe BE, edhe atë përmes votimit në Kuvend, përcjell Portalb.mk.

“Që kur Qeveria njoftoi se dërgon propozim, ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të ndërmarrin përgjegjësi për të ardhmen e shtetit. Të gjithë deputetët, duke përfshirë edhe ata nga OBRM-PDUKM-ja janë të obliguar ta ndjekin vullnetin e shumicës së qytetarëve. Ju bëj thirr të gjithëve të përkrahin procesin në Kuvend dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Asnjëri të mos shpresojë në amnisti. Nëse kryesia e OBRM-PDUKM-së edhe më tej bllokon, mbetet të shkojmë në zgjedhje menjëherë”, tha Remenski.

Ajo nuk mund të përgjigjej nëse është Kuvendi ka shumicën prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, i mbetet Kryetarit të Kuvendit të caktojë seancë.