Rekomandimet e Hahn për zgjidhjen e çështjes së emrit


Kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhet në një të ardhme të afërt me lidership dhe aftësi për udhëheqje të shtetit në të dy vendet, deklaroi eurokomisari për zgjerim Johanes Han.
“Ky është kontest i cili zgjat shumë vite. Ekzistojnë ndjenja të caktuara, posaçërisht në Greqi, por e di se qeveria aktuale greke është e përkushtuar që ta zgjidhë këtë problem, të gjejë zgjidhje me fqinjin e saj. Jam i bindur se kjo mund të arrihet në një të ardhme të afërt”, thotë Han në deklaratë për Dojçe vele.

Thekson se nevojitet lidership dhe aftësi për udhëheqje të shtetit jo vetëm që të gjendet zgjidhje, por edhe të arrihet pajtueshmëri dhe të sigurohet shumicë e nevojshme politike.

“Kjo është sfidë për liderët në të dy vendet. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe ata janë shumë të përkushtuar dhe e dinë se është e rëndësishme të gjendet zgjidhje për shkak se një problem i atillë i pazgjidhur nuk mund të mbetet midis të dy vendeve në mes të Evropës”, thotë Han.

I pyetur se nëse fotografitë nga ngjarjet si protestat në Athinë e bëjnë më pak bindës për procesin, Han u përgjigj se do të ishte në funksion të gabueshëm në qoftë se lehtë i ndikojnë ngjarjet e atilla.

“Kjo është pjesë e punës sonë të përditshme. Kjo është sfidë, por punojmë për Evropë më të mirë, ndërsa Evropë më e mirë do të thotë kushte më të mira jetësore për qytetarët e saj, posaçërisht në rajon, ndërsa kjo ka ndikim edhe tek ne në BE. Për këtë arsye edhe e bëjmë këtë. Definitivisht nuk është e lehtë, por është e domosdoshme”, thekson Han.