Reka do të kërkojë shkarkimin e Selmanit nga pozita Konsul nderi


Kandidat i pavarur për president, Blerim Reka ka reaguar në lidhje me përfshirjen e Imer Selmanit në konventën e kandidatit Stevo Pendarovskit.

,,Imer Selmani me fjalimin e tij qendror prezentoi dhe mbështeti kandidaturën, me çka u përcaktua politikisht, ndërkohë që ushtron funksion konsulor. “Keqpërdorimi politik i pozitës së Konsul nderi i Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi”, vlerësojnë në Shtabin e prof. Blerim Rekës.

Për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z. Fatos Reka, kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsul nderi.