Reka: Anëtarësimi në BE, në pako për të gjitha vendet


Strategjia e Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor korrigjon qëndrimin status quo 15 vjeçar të unionit ndaj këtyre vendeve që pas Agjendës së Selanikut të vitit 2003, vlerëson ish ambasadori Blerim Reka. Megjithatë Reka thotë se kjo do të duhet të ishte një Strategji e anëtarësimit në pako e këtyre vendeve sepse, sipas tij, diferencimi mundëson bllokimin e disa vendeve nga vendet që do të anëtarësohen të parat.

“Qasja e kësaj strategjie nuk është mjaftë e qëlluar sepse dominon qasje selektive dhe diferencuese e cila krijon nga Ballkani Perëndimor, tani një Ballkan me dy shpejtësi. Në trakun më të shpejtë të zgjerimit janë vendosur qartë Serbia dhe Mali i Zi kurse katër shtetet tjera janë, në një mënyrë, në dhomën e pritjes. Kjo sigurisht se nuk është një strategji konzistente dhe në vend të kësaj do të duhej që BE-ja të niste një strategji të anëtarësimit në pako, pra të tërë Ballkanit Perëndimor kur ato do të ishin të përgatitur”,deklaroi sh ambasadori Blerim Reka.

Diana Zhupanoska nga Eurothink vlerëson se përveç obligimeve për vendet që synojnë BE-në siç janë reformat në gjyqësor dhe përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët, BE-ja ka vendosur edhe detyrime për veten.

“Strategjia është e dykahshme, jo vetëm që jep detyra konkrete për vendet e Ballkanit Perëndimor por vendos detyrime edhe për veten. Strategjia thonë se po në 2025 do të ketë zgjerim por megjithatë paraprakisht BE-ja duhet të jetë e gatshme për këtë”,deklaroi Diana Zhupanoska, Qendra për Strategji Evropiane, Eurothink.
Sipas ekspertëve, kjo strategji është paralajmërim i asaj që vendet mund të presin nga raporti I progresit nga Komisionit Evropian.

“Unë pres që në raportin e progresit që do të publikohet në muajin prill për Maqedoninë, vendi do të marrë tani rekomandim të pakushtëzuar pra do t’i hiqen kushtet nga raporti i fundit i progresit dhe shpresoj që Maqedonia së bashku me Shqipërinë t’i fillojë negociatat në vitin 2019”, shtoi Blerim Reka.

Theksohet qartë se Maqedonia dhe Shqipëria do të marrin rekomandim këtë vit për fillimin e bisedimeve megjithatë edhe pse jepet afat që 2025 të jetë e madhe për disa vende kandidate, nuk thekson për cilat dhe len hapësirë të mendohet si garë ku vendet mund të arrijnë njëra tjetrën ose ta kalojnë njëra-tjetrën -theksoi Diana Zhupanoska.

Raporti i progresit për vendet që synojnë BE-në pritet të publikohet në muajin prill.