Referendumi, thirrje të ndryshme nga Ivanov dhe Stoltenberg


Dy kampanja të kundërta zhvillohen nga presidenti Ivanov dhe Sekreatri i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

Derisa presidenti Gjorge Ivanov u bën thirrje bashkqytetarëve të tij që të bojkotojnë referendumin për ndryshimin e emrit të vendit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, nëpërmjet një video-mesazhi përcillte të kundërtën. “E ardhmja juaj është në duart tuaja. Ne jemi duke pritur për ju në NATO”, ishte mesazhi i kreut të Aleancës Veriatlantike.

Stoltenberg ishte nga të parët prej politikanëve dhe diplomatëve perëndimorë që vizitoi Shkupin, në kuadër të një fushate mbështetjeje për referendumin.

Ndërkohë, Ivanovin edhe pasi e vizituan në zyrën e tij shumë liderë botëror për të bindur, ai duket se nuk është lëkundur aspak nga qasja anti NATO dhe anti Perendim./Gazeta e Pavarur