Referendum për Marrëveshjen e Prespës kërkojnë autoritetet lokale të Greqisë veriore


Kryetarët e komunave të pjesës veriore të Greqisë kërkojnë mbajtjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, që “t’ju jepet qytetarëve mundësi ligjore ta pranojnë ose të refuzojnë marrëveshjen”.

Në mbledhjen e djeshme në Selanik, organizuar nga Këshilli Rajonal të Maqedonisë Qendrore, në praninë e kryetarëve dhe përfaqësuesve të Këshilleve komunal të pjesës së Maqedonisë Qendrore, kryetarët e shoqatave të komunave nga e gjithë Greqia, me përfaqësues të profesorëve universitar, është miratuar Rezolutë që do t’i dërgohet Qeverisë greke dhe partive politike.

“Marrëveshja e Prespës (17.06.2018), paraqet humbje diplomatike dhe kombëtare dhe është i dëmshëm për interesat dhe ardhmërinë e vendit dhe qytetarëve grek. Asnjëra nga qeveritë e Greqisë në të kaluarën nuk e ka pranuar identitetin “maqedonas” apo “gjuhën maqedonase” që janë rrënjët e irredentizmit të fqinjëve tanë”, shkruhet në rezulotë.

Siç njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina, autoritetet lokale të Maqedonisë thonë se nuk pajtohen me marrëveshjen e arritur, dhe i bëjnë thirrje Qeverisë dhe partive politike të mos e ratifikojnë duke paralajmëruar veprime brenda dhe jashtë Greqisë “për ta informuar publikun”, liderët, vendet ndërkombëtare dhe shefat e organizatave ndërkombëtare për çështjen e Shkupit.

“Kërkojmë nga qeveria të organizojë referendum për “marrëveshjen e Prespës” që qytetarëve t’ju jepet mundësia të zgjedhin me “pro” apo “kundër”.