“Real News” Në tavolinë tre emra për Maqedoninë


“Maqedonia Veriore”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Re” janë tre emrat që do të vendosen në tavolinën e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan gazeta greke “Real News”.

Edhe përkundër emrave të lartëpërmendura, siç shkruan “Real News” nuk përjashtohet mundësia që ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Metju Nimic të mendoj për propozim tjetër. Nimic
ka zgjedhur këto emra mes propozimeve tjera siç janë “Maqedonia e Vardarit”, “Sllavomaqedonia”, propozim ky që nuk është i pranueshëm për shqiptarët e Maqedonisë,

Më tutje në tekstin e publikuar shkruan se kryeministri grek Aleksis Tsipras ka bërë me dije se negociatat kanë afat dhe nëse nuk ka perspektivë për zgjidhje, atëherë gjatë muajit mars duhet të përshpejtohen negociatat.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski dje deklaroi se me Greqinë për momentin nuk bisedohet për emër potencijal. Mes tjerash, Boshnjakovski theksoi se qeveria nuk ka paragjykime të bisedoj për të gjitha propozimet dhe çështjet domethënëse për avansimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë.