Real Madrid hap kamp në Shkup


Fondacioni Real Madrid Kampus Ekspirians vjen në Maqedoni me projekt për edukim futbollistik për fëmijë të të dy gjinive prej moshës 7 deri 17 vjeçare.

Kampi këtë verë do të mbahet në kompleksin e tereneve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe ka karakter rekreativ me qëllim të promovimit të jetës sportive dhe zhvillimit socijal.
Agjencia për të rinj dhe sport paralajmëroi se do ta përkrah këtë projekt.
“Ne si Qeveri dhe Agjenci për rini dhe sport i përkrahim kategorite e sportistëve të rinj. Shpresojmë se ky kamp do tu ndihmojë sportistëve në vend që të zhvillohen dhe se prej aty në ardhmëri do të lindin edhe përfaqësues të Kombëtares të cilët do të mbrojnë ngjyrat e Maqedonisë”, tha Darko Kaevski, Drejtor i Agjencisë.

Fondacioni i Real Madridit është i pranishëm në pesë kontinente me më tepër se 3 500 pjesmarrës.
Drejtori i Fondacionit të Real Madridit Zhoakim Sages Blesa pret që kampi të zgjojë interes të madh tek futbollistët e rinj në vend dhe shpreson që të transformohet në traditë.
“Dhjetë vite jemi duke udhëhequr këtë kamp dhe jemi krenar që për herë të parë i njejti do të realizohet edhe në Maqedoni. E falenderojmë Qeverinë dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë të cilët ofruan përkrahjen e tyre”, tha Blesa.

Kampi i Real Madridit do të mbahet prej 11-15 qershor.