Real Madrid e kërkon Bonuccin
Edhe pse është shënjestruar nga kritikat për gafën e bërë dje në ndeshjen që Milani luajti në Europa League (kuqezinjtë fituan 5-1 ndaj Austrisë së Vienës), mbrojtësi Leonardo Bonucci është në qendër të merkatos dhe skuadra që ka hedhur sytë nga lojtari kuqezi është Real Madrid.
Duket se madrilenët besojnë te mbrojtësi 30-vjeçar dhe këtë lajm e ka konfirmuar sot e përditshmja spanjolle “Ok Diario”. Edhe në të skuadrën, skuadra “merengues” ka tentuar të marrë mbrojtësin italian, por tashmë e ka marrë seriozisht këtë transferim edhe pse duket disi absurd.
Milani pagoi 42 milionë euro këtë verë te Juventusi për të marrë mbrojtësin, të cilit i garantoi një rrogë prej 8 milionë eurosh në sezon, plus 2 milionë bonus, por gjërat tashmë kanë ndryshuar.
Pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë, Leonardo Bonucci është një lojtar me përvojë në arenën ndërkombëtare dhe te Reali mund të rikthehet protagonist.