Reagon Rama për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni


Ditën e sotme Parlamenti në Maqedoni votoi ligjin për gjuhën shqipe, për të cilin ka reaguar menjëherë edhe kryeministri Rama në “Facebook”. Rama e ka vlerësuar si një arritje historike për shqiptarët miratimin e ligjit.

“Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe, një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shkoi Rama në “Facebook”.