Reagon Grubi: As politika, as etnia, e aq më pak unë kanë lidhje me rastin e të riut


Grupi i tifozëve Komitët përmes rrjeteve sociale kanë kërcënuar se do të hakmerren për vrasjen e anëtarit të tyre nëse policia merr në mbrojtje autorët e krimit. Komitët, për vrasjen e tifozit të tyre akuzojnë grupin kundërshtarë “Shvercerët”. Komitët shkuan aq larg sa në këtë mes të përmendin edhe Artan Grubin, ish anëtar i tifo- grupit “Shvercerët”, aktualisht deputet i BDI-së.

Grubi ka reaguar në Fejsbuk kundër këtyre insinuatave dhe trillimeve:

“Ngushëllime familjes dhe miqve të të riut që sot humbi jetën pas përleshjes fizike para ca ditësh.

Më vjen keq që një tragjedi kaq e rëndë rinore abuzohet në mënyrë kanibaliste nga shumë njerëz në rrjete sociale që nxisin reagime histerike dhe lajme të rreme rreth motiveve prapa këtij rasti.
As politika, as etnia, e aq më pak unë ose BDI kanë lidhje me këtë rast tragjik.
Mos ia vrani familjes të riun për së dyti për nevojat e juaja poltike, leni drejtësinë ta thotë fjalën e vet”, 
ka reaguar Grubi./Medial.mk/