Raund i ri i negociatave midis Dimitrovit dhe Koxiasit në Ohër


Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias sot në Ohër do të ketë takim me kolegun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, si pjesë e raundit të ri të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Dy diplomatët përpara takimit të sotëm theksuan se presin progres pozitiv në bisedime, që synon afrimin e mëtejshëm të pozitave, por larg nga një zgjidhje që Athina insiston në ndryshimet kushtetuese ndërsa Maqedonia e konsideron të panevojshme.