Raufi: Rasti “Almir Aliu”, rast i montuar


Pas përfundimit të protestës avokati i mirënjohur Naser Raufi, i cili ishte i pranishëm, për “Nezavisen” deklaroi se shpreson dhe beson që ky rast sa më shpejt të pastrohet dhe të ripërsëritet me qëllim që e vërteta të del në shesh, mirëpo edhe kumtoi që është rast i montuar.
“Jo vetëm se jam optimist se do të përsëritet gjykimi, mirëpo jam edhe i sigurt se ky rast është i montuar pasiqë e kemi parë epilogun e tij. Sipas fakteve që kanë prezantuar avokatët, mendoj që e vërteta në fund do të shfaqet në sipërfaqe. Nuk mund ky rast të vazhdoj në atë mënyrë që mos të merren parasysh faktet dhe dëshmitë e avokatëve të Almirit dhe për këtë arsye mendoj që gjykimi do të përsëritet. Por të njejtën vepër asesi nuk duhet ta udhëheqin avokat nga Kumanova, por gjykatës që do të jenë objektiv”, tha Raufi.