Raufi kërkon që Specialja ta merr “Monstrën”


Po shihet se kjo lëndë do të ketë gjykim më fer dhe më transparent. Kështu tha avokati i të akuzuarve të rastit “Monstra”, Naser Raufi. Ai poashtu tha se Prokuroria Speciale Publike do ta merr lëndën.
Raufi tha se nuk e kanë ditur se prokuror i lëndës do të jetë i njëjti i cili është në rastin “Kumanova”.
“Unë mendoj se ky prokuror është përkohësisht dhe sipas informative të mia dhe kjo u tregua edhe në bazë të asaj se lënda nuk ishte përgatitur ashtu siç duhet”, tha Naser Raufi, raporton SHENJA.