Rasti “Traektorja”, ish pjesëtar të Qeverisë së Maqedonisë sot dalin para trupit gjykues


Në Gjykatën Penale sot duhet të fillojë gjykimi për lëndën “Traektorja” në Prokurorinë Speciale Publike, në të cilën akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore Milladinovc – Shtip – dhe Kërçovë – Ohër i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej 155.117.172 euro, ndërsa kompanisë kryerëse i kanë mundësuar që të bëhet me pronë.

Gjykata penale më 13 nëntor e pranoi padinë e PSP për këtë rast dhe dha dy data shtesë për gjykim, 18 dhe 26 dhjetor.