Rasti “Titanik”, Gruevski i ka shfrytëzuar fëmijët jetim për vota


Në seancën gjyqësore për rastin “Titanik”, u zbulua se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka shfrytëzuar madje edhe fëmijët jetim për të marrë më shumë vota, raporton SHENJA.

Gjithë kjo është bërë në bashkëpunim me drejtorët e strehimoreve që kanë kurdisur se kush ku duhet të votojë. Manipulimi është bërë në zgjedhjet e vitit 2011 dhe 2013. Në një prej bisedave, pesë ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2013 Mile Janakievskit dëgjohet ti japë direktiva një drejtoreshe të strehimores për fëmijë pa prindër, duke i kërkuar që fëmijët që kanë 18 vjet, pra që kanë të drejtë vote të dalin e të votojnë për partinë e kryeministrit. Drejtoresha dëgjohej ta siguron Janakievskin se fëmijët do të votojnë ashtu siç u thuhet, dhe madje i tregonte edhe planin se kush ku voton. “Dy të moshës së rritur do të votojnë në Shkup, ndërsa gjashtë të tjerë në qytete tjera. Edhe ata do të votojnë, siç thonë për Gruevskin, por vetëm kërkojnë që tu paguhet udhëtimi”, thotë drejtoresha në bisedën telefonike me Janakievskin. Ish ministri i transportit e siguron se harxhimet do tu mbulohen pa problem, mjafton që ata të votojnë për Gruevskin. Drejtoresha madje ofrohet që tua paguajë atyre harxhimet nga llogaria e strehimores. Për të mos mjaftuar me kaq, drejtoresha dëgjohet ti thotë Janakievskit se i ka adresat e fëmijëve që tashmë kanë dalë nga strehimorja dhe jetojnë me qira, dhe se duhet edhe atyre tu shkohet në shtëpi për ti bindur të votojnë. Përveç fëmijët jetim, Janakievski ka kërkuar edhe listat e ushtarëve, të burgosurve, dhe personave të tjerë të punësuar në sektorin shtetëror, që të bëjë plan për ti bindur ose urdhëruar që të votojnë për partinë e tij. Në këtë rast ekzistojnë më shumë se 600 biseda të përgjuara të cilat opinioni nuk i ka dëgjuar kurrë dhe shërbejnë si provë kundër ish-kryeministriт Nikolla Gruevski, ish sekretariт т тч qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish ministrave Mile Janakieski, Gordana Jankullovska dhe disa persona të tjerë. Ata janë të dyshuar për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së prëcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore./Gazeta e Pavarur