Rasti “Mitmarrja”, Zaev: Kurrë nuk kam marrë asnjë denarë ryshfet


Ka vazhduar edhe sot gjykimi për rastin Mitmarrja, në të cilin kryeministri Zaev dyshohet se derisa ishte kryetar i komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove për legalizimin e një toke.

Zaev ripërsëriti se nuk ka marrë asnjë euro ryshfet dhe pret aktvendim lirimi.

Ai përkujtoi se tre lëndët për privatizim janë ende në komunë dhe edhe një herë akuzoi se rasti i është montuar nga qeveria e mëparshme. Zaev këmbëngul se në asnjë mënyrë nuk e ka kushtëzuar biznesmenin që të fitojë tokën shtetërore.

“Sa i përket donacionit, përkujtoi se shumica e kishave dhe xhamive në Maqedoni janë ndërtuar me donacione në formë materiali. Kisha deri më tani është ndërtuar me mbi 60 mijë euro dhe afro 50 mijë kanë qenë donacione nga persona fizikë. Pjesa tjetër ka qenë donacion me material, krah pune ose ngjashëm”,- tha Zaev./rtm