Raporti për Janevën dorëzohet në Kuvend

Фото: Б. Грданоски

Në Kuvend është dorëzuar raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë për fillimin e procedurës për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janevës.

Kryetari i ri i Këshillit Aco Kolevski konfirmoi se që nga dita e djeshme deri te shtëpia ligjdhënëse është dërguar raporti se janë përmbushur kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Janevës, e cila është në paraburgim si e dyshimtë për rastin “Reket”.

Sipas procedurës kuvendore, kryetari i Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, duhet ta caktojë seancën në të cilën do të vendoset për shkarkimi e Janevës.

Vendi eventual i Kuvendit për shkarkimin e Katica Janevës, knform procedurës, sërish duhet të gjindet para Këshillit të Prokurorëve Publikë.