Raporti i Departamentit të shtetit amerikan: Në Maqedoni ka ankesa për dallime fetare


Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për liritë fetare në Maqedoni për vitin 2017. Në raport përmenden ankesat e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) se Qeveria e favorizon Kishën Ortodokse Maqedonase në kurriz të bashkësive tjera fetare.

Përmendet ankesat e BFI-së, sidomos për Llazhecin dhe Kriva Pallankën, ku pengohet ndërtimi i xhamive. Xhamia e Prilepit gjithashtu është pjesë e raportit, pasi që BFI ankohet se pushteti nuk lejon rindërtimin e saj.

Gjithashtu, theksohet se grupet më të vogla fetare ankohen për trajtim të pabarabartë të qeverisë krahasuar me pesë bashkësitë fetare të njohura me Kushtetutë.

Në raportin e Departamentit të Shtetit theksohet se dallimet fetare vazhdojnë të shfaqen në gjyqet penale dhe civile. Këtu përmendet procesi i përsëritur gjyqësor kundër peshkopit Jovan Vranishkovski. /SHENJA/