Ramadani: Nëse nuk gjendet zgjidhje për emrin, rruga drejt BE-së dhe NATO-s ndërpritet


Janë rritur shpresat që problemi shumëvjeçar me Greqinë lidhur me çështjen e emrit së shpejti do të zgjidhet pasi që pro kësaj u deklarua edhe Maqedonia edhe Greqia. Edhe pse zgjidhja e këtij kontesti nuk do të jetë e lehtë, njohësit e çështjeve politike thonë se duhet të shfrytëzohet atmosfera e relaksuar dhe më në fund të zgjidhet kjo çështje e cila ka izoluar Maqedoninë tani më disa dekada, duke e larguar kështu na rruga e integrimeve euroatlantike.

Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-atlantik thotë se nëse nuk gjendet zgjidhje për emrin, atëherë rruga drejt BE-së dhe NATO-s ndërpritet dhe për mos dëgjueshmërinë dhe mos bindshmërinë në këtë rast mund të lihet Maqedonia jashtë interesit të NATO-s dhe BE-së.

“Nëse Maqedonia nuk e shfrytëzon këtë shans, me një përkrahje të pa rezervë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së dhe ambientit pak a shumë të relaksuar të Greqisë, është moment kyç që vendi jon të zgjidh këtë çështje dhe të hapen shtigjet drejt integrimit më të shpejt drejtë NATO-s dhe BE-së. Nëse ndodh e kundërta, nëse nuk gjendet zgjidhje për emrin, atëherë rruga drejt BE-së dhe NATO-s ndërpritet dhe për mos dëgjueshmërinë dhe mos bindsh mërinë në këtë rast mund të lihet Maqedonia jashtë interesit të NATO-s dhe BE-së”, thekson për Protalb.mk, Ramadani.

Ai shtoi se nëse ndodh kjo atëherë do të rritet interesi më shumë i ndikimit Rus ose ndikimeve tjera të cilat mund të shkaktojnë trazira edhe brenda për brenda Maqedonisë.

“Nëse ndodh kjo, për Maqedoninë do të jetë shumë keq dhe atëherë do të rritet interesi më shumë i ndikimit Rus ose ndikimeve tjera të cilat mund të shkaktojnë trazira edhe brenda për brenda Maqedonisë. Pasi që atëherë do të thellohet edhe më shumë antagonizmi dhe kundërshtimet midis atyre që janë pro dhe kundër integrimeve euroatlantike”, shtoi Ramadani, njofton Portalb.mk.