Rama shkakton një tjetër “tërmet” politik


Analistët shqiptarë: Rama më tepër të punojë me pak të flet.

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se Kosova dhe Shqipëria në ardhmëri duhet të kenë politikë të jashtme të përbashkët dhe president të përbashkët zgjoi reagime në Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Bruksel.

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në shtëpinë ligjvënëse të Kosovës se Shqipëria dhe Kosova në ardhmëri mund të kenë kryetar të përbashkët shkaktoi tërmet politik në Ballkan. Reagime pësuan nga Serbija, Greqia por edhe nga Brukseli. Sipas zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Katherin Rej, deklarata si ajo e Ramës në Prishtinë nuk janë në kontekst të paqes rajonale dhe ato paraqesin ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.
“Deklaratat që mund të vlerësohen si ndërhyrje politike në punët e shteteve fqinje nuk ndihmojnë në marrëdhëniet e mira mes fqinjëve. Bashkimi Evropian pret që të gjitha shtetet të vazhdojnë marrëdhëniet konstruktive dhe kooperative”, porositi Rej.

Ndërsa lideri i Partisë Kombëtare Serbe Nenad Popoviq nga Serbia me vlerësim se deklarata e Ramës është e rrezikshme dhe jashtë korrnizave të paqes mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe për këtë, sipas Popoviq, Rama në Serbi duhet të shpallet person i padëshiruar.

“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se Shqipëria dhe i ashtuquajturi shtet i Kosovës duhet të kenë politikë të jashtme të përbashkët dhe president të përbashkët është kundër paqes në rajon dhe paraqet veprim armiqësor ndaj Serbisë”, deklaroi Popoviq.

Deklarata e Ramës zgjoi reagime dhe komente të shumta edhe tek mediat greke, të cilët në shkrimet e tyre më të fundit vlerësojnë se ideja për “Shqipërinë e Madhe” akoma është e gjallë. Gazetari i njohur grek i televizionit “Alfa” Dimos Verikos Ramën e krahëson me liderin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan sepse ëndërron për “Shqipëri të Madhe”.
“Shpirti i “Shqipërisë së Madhe” u ringjall për tu bërë realitet, Edi Rama ëndërron si Erdogani”, shkruan Verikos.

Por një pjese e analistëve shqiptare njohës të çështjeve politike në vend dhe rajon për “Gazetën e Pavarur” me vlerësim se Rama duhet më tepër të punoj e më pak të flet dhe se për momentin Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për deklarata bombastike.

Mersel Bilalli thekson se deklarata e Ramës është në dëm të rrugës euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Kjo deklaratë është pjesë e mentalitetit ballkanit, të thuhen fjalë të mëdha, ndërsa të bëhen vepra të vogla. Ajo daklaratë sikur zgjoi ambientin politik në edhe ashtu mentalitetin e komplikuar ballkanik në moment kur shtetet me influencë Rusia dhe SHBA po bëjnë garë të madhe gjeopolitike. Deklatatat si kjo dëmtojnë procesin e relaksimit të marrëdhënieve, si dhe ecjes proatlantike të Ballkanit. Ndoshta bashkimi i dy shteteve mund të ndodh në mënyrë natyrore, por ai bashkim nuk mund të ndodh me deklarata bombastike të liderëve sepse mund të rezultojë me dështim të tërë procesit”, deklaroi Bilalli i cili shtoi se Ballkani më së paku ka nevojë për deklarata bombastike dhe se politikanët më tepër duhet të veprojnë e më pak të flasin.

Analisti Isa Spahiu me vlerësim se deklarata e Ramës, duke marrë parasysh se flet shumë a punon pak, paraqet vetëm marketing politik për të tërhequr vëmendjen e opnionit nga problemet e vërteta.

“Do ti besoja Ramës dhe deklaratës së tij, nëse bashkimi kombëtar do të vijonte të realizohet nëpërmjet abetares së përbashkët kombëtare, domethënë atë që e filloi si projekt, nuk e përfundoi. Pastaj, senzibilizimi i çështjes së Preshevës, dhe kushdoqoftë prej tyre Rama ose Hashim Thaçi të zgjidhte çështjen e Mitrovicës, të zgjidhnin çështjen me Malin e Zi, e jo të merren me këtë pyetje, vetëm atëherë do të besoja në sinqeritetin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës. Në të kundërt, kjo për mua paraqet vetëm provokim dhe marketing momental politik i Edi Ramës, i cili tenton të shpëton veten prej çështjeve tjera të hapura të Shqipërisë”, tha Spahiu. Më tutje Spahiu shton se eksperimentet multietnike në Ballkan nuk i japin rezultatet e kalkuluara nga Bashkimi Evropian, dhe në përputhshmëri me deklaratën e Bilallit, vlerëson se Rama në këtë drejtim duhet më tepër të punojë dhe më pak të thotë fjalë të mëdha.

Kjo nuk është deklarata e parë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që zgjon reagime në të gjitha shtetet e Ballkanit. Më 17 janar para rinisë së partisë së tij deklaroi se pikërisht ai dhe partia e tij janë më të merituarit që në Maqedoni u votua ligji për përdorimin e gjuhëve, që ndryshe njihet si ligji i “shqipes”.

“Para disa ditëve në Kuvendin e Maqedonisë kaloi ligji, diçka që para një periudhe ishte e paimagjinueshme. Unë them që të gjithë duhet të jeni krenar, të gjithë ata që na votuan dhe përkrahën duhet të ndjehen krenar, sepse pa këtë parti gjuha shqipe në Maqedoni nuk do të ishte zyrtare”, deklaroi Rama para diçka më tepër se një muaj. Para kësaj, Rama shkaktoi një tjetër “tërmet” politik duke grumbulluar partitë politike shqiptare në Tirane dhe përpilimit të asaj që në Maqedoni njihet si “Platforma e Tiranës”, ndërsa episode të ngjashme me deklaratë ndodhën edhe në Serbi.
Prishtina zyrtare me qëndrim se Rama para se të flasë për problemet e shteteve tjera, duhet të përkujdeset për problemet që ka “në oborrin e tij”.

Blerim Ismaili