Rama para takimit me Merkel: Kancelarja gjermane të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë për në BE


Kryministri i Shqipërisë Edi Rama në prag të takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel ka dhënë një intervistë për prestigjozen “Deutche Wellе”.

Rama mes tjerash apeloi se Shqipëria nuk duhet të bëhet viktimë e lojërave politike dhe se shtetin që ai drejton i ka bërë “detyrat e shtëpisë” dhe për këtë arsye duhet të hapen negociatat për anëtarësim në BE.

“Ne kemi marrë rekomandim të qartë e pa kushte që do të thotë se teknikisht kemi përmbushur detyrimet, tashmë është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik e këtu ka gjithmonë luftë se ka interesa e këndvështrime të ndryshme.
Do të shpresoja që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një “kokë turku” për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë ne kemi bërë.
Ka mjaft miq të Shqipërisë në këtë proces, besoj fort se kancelarja Merkel që është një kampione evropiane dhe e transformimit në rajon me procesin e Berlinit do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Maqedoninë në një moment thelbësor”, tha Rama.