Rama: Jam krenar që më akuzojnë se i mbroj shqiptarët e Maqedonisë


Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se është krenar kur e akuzojnë se po i mbron shqiptarët e Maqedonisë dhe shton se do të vazhdojë t’i mbrojë.

Rama tha se nuk ndjehet i befasuar nga mos-dekretimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, por se do të ishte surprizuar nëse Ivanovi do ta bënte të kundërtën.

“Jam krenar kur akuzohem se mbroj interesat e shqiptarëve. Nga ana tjetër qëndrimi ynë është shumë i qartë. Nuk kemi asnjë lloj axhende të fshehtë, është publike, pozicionet tona kanë qenë pa ekuivok, edhe kur kanë krijuar temperaturë të lartë me fqinjët, sepse ne kemi qenë të vendosur t’i japim politikës së jashtme një politikë të re, dinjitetin, pavarësisht nëse jemi një vend i vogël, apo një vend i varfër, se në tryezë është i barabartë mes të barabartëve”, deklaroi Rama, duke iu përgjigjur akuzave të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, sipas së cilës, ai kërkon të trazojë Maqedoninë me “Platformën e Tiranës”