Rama dhe Meta dënojnë vrasjen e Oliver Ivanoviqit


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti shqiptar Ilir Meta, dënojnë vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç në Kosovë.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanoviç; akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, shkruan Rama në Facebook.

Nga ana e tij Meta shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës.

Ivanoviç, u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai u ekzekutua me së paku me tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.