Rama: BE-ja të jetë më bujare me Shqipërinë dhe Maqedoninë


Nga Londra, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që BE-ja të jetë më bujare sa i takon Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në fjalën e tij në Samitin për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Rama tha se BE duhet të jetë më inkurajuese për procesin e integrinmit. “Do të theksoja se është thelbësorëe që ky proces të jetë përcjellë me atë që po ndodh në nivel të BE, pra Serbia dhe Mali i Zi janë duke avancuar në rrugën me BE, por mendoj se është koha për Shqipërinë dhe Maqedoninë të fillojnë negociatat. Brukseli duhet të jetë më inkurajues. Shqipëria ka bërë një përpjeke të madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë”, është shprehur Rama.