Rahiq: Janeva nuk është sistemuar në sektorin e Hagës, atje është Jovanovski


Фото: Б. Грданоски

Ish-prokurorja speciale publike nuk është e sistemuar në sektorin e Hagës. Atje është Bojan Jovanovski për shkak se ka ardhur i pari pasi që i është shqiptuar paraburgimi, u përgjigj sot drejtori i IPN Burgu – Shkup, Esad Rahiq, në pyetjen e gazetarëve para fillimit të konferencës “Projekt për rikonstruksionin e institucioneve përmirësuese ndëshkuese (IPN) në Maqedoninë e Veriut” në Shkup.

“Këto janë spekulime. Prokurorja speciale nuk është e sistemuar në sektorin e Hagës. Ka shumë blloqe, ai i Hagës të themi është më i izoluar. Zoti Jovanovski është atje sepse ka ardhur i pari “i pari vjen, i pari shërbehesh”. Zonja Katica ka ardhur më vonë dhe e kemi sistemuar në pjesën tjetër”, deklaroi Rahiq.

I pyetur çfarë janë kushtet në repartin e Hagës në krahasim me ambientet tjera në burg, drejtori tha se kushtet janë pothuajse identike.

“Sektori i Hagës është të themi më i izoluar. Por, kushtet janë të njëjta. Në sektorin e Hagës ka edhe persona të gjykuar të zakonshëm normal, njëjtë sikur që ka edhe vip personalitete në reparte tjera. Kështu që, këtu nuk ka qëllim të këtij institucioni, që kjo pjesë e sektorit të Hagës të jetë sektor special për gratë dhe të themi për disa raste tjera. Megjithatë, kategoria vip ose sektori i Hagës nuk është i tillë siç e paraqesin. Edhe atje kushtet janë larg asaj siç duhet të jenë”, tha Rahiq.