Qyteti i Shkupit: Qytetarët t’i shfrytëzojnë subvencionet për furnizimin e biçikletave


Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët se mund t’i shfrytëzojnë subvencionet për blerjen e biçikletave dhe të kompensojnë një pjesë të shpenzimeve të bëra gjatë blerjes së biçikletës.

Në thirrjen publike për subvencione për furnizimin e biçikletës, që Qyteti i Shkupit e e shpalli më 11 mars të vitit 2019 deri më tani janë paraqitur rreth 1.600 qytetarë, që është pothuajse gjysma  e numrit të subvencioneve të planifikuara. Këtë volitshmëri, qytetarët e Shkupit do të mund ta shfrytëzojnë në konkludim me 30 qershorin e vitit 2019.

“Qytetarët të cilët do të blejnë biçikletë nga dita e shpalljes së thirrjes publike (11 mars të vitit 2019), ndërsa në konkludim me 30 qershorin e vitit 2019, Qyteti i Shkupit do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve të bëra gjatë blerjes së biçikletës. Mjetet që Qyteti i Shkupi do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal mbi të ardhurat”, theksohet në kumtesën e qytetit të Shkupit.

Aplikuesi duhet t’i plotësojë këto kushte: të jetë qytetar i Qytetit të Shkupit (komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizarë); aplikuesi i kërkesës deri më tani të mos ketë marrë mjete financiare për furnizimin e biçikletës nga Qyteti i Shkupit dhe biçikletën ta blejë nga dita e shpalljes deri në ditën e përfundimit të thirrjes publike.

Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “i pari i ardhur, i pari shërbehet”. Një person mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për marrje të subvencioneve për blerjen e një biçiklete.

Qëllimi i thirrjes së Qytetit të Shkupit është që t’i stimulojë qytetarët të shfrytëzojnë biçikletë në lëvizje të përditshme, si mjet qarkullimi i cili është financiarisht i kapshëm dhe ekologjik, sepse kontribuon për uljen e rrëmujës në komunikacion, si dhe për uljen e ndotjes së ajrit të ambientit. Tërë thirrjen publike qytetarët mund ta shohin në Интернет врска.

Kërkesën për kompensim të një pjese të shpenzimeve për blerjen e biçikletës, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët në zarf të mbyllur i dorëzojnë në Arkivin e Qytetit të Shkupit, në bulevardin “Ilinden” nr.82, çdo ditë pune ora 9:00 deri në orën 15:00.