Qytetarët të udhëtojnë me agjenci të licencuara dhe të nënshkruajnë kontrata

Qytetarët gjatë udhëtimeve turistike të verifikojnë nëse agjencia me të cilën udhëtojnë është e licencuar dhe të nënshkruajnë kontratë para udhëtimit që të mos mashtrohen, apelojnë nga institucionet kompetente.

Nga Inspektorati shtetëror i tregut thonë se më lehtë është që të veprojnë sipas parashtresave që arrijnë tek ata nëse qytetarët kanë kontratë të nënshkruar me agjencinë, program për udhëtim dhe kupon fiskal se kanë paguar për shërbimin. Në raste kur aranzhmanet turistike blihen onlajn, nevojitet vëmendje më e madhe nga ana e konsumatorëve dhe verifikim nëse agjencia ka licencë A apo B. Kjo mund të verifikohet në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

“Ndonjëherë në onlajn do t’ju ofrojnë shërbim se shkon në hotel fenomenal, ndërsa kur të shkoni atje, pastaj në vërejtjet kthehen fotografi se nuk ka të paktën as tualet. Në onlajn mund të kurohet, ndërsa tjetër është kur të shkoni në agjenci turistike, do të nënshkruani marrëveshje dhe do të merrni program çfarë ju ofrojnë për paratë që i jepni”, theksoi drejtori i Inspektoratit shtetëror, Stojko Paunovski në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai thotë se janë të njoftuar me rastin më të ri të qytetarëve të mashtruar përmes “Odmori se” dhe se bëjnë orvatje që ta zgjidhin rastin, edhe pse në situatën e dhënë i kanë të lidhura duart sepse nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar mes konsumatorëve dhe agjencisë dhe komunikimi është zhvilluar vetëm përmes telefonit, ndërsa pagesa është vërë në xhiro llogari tjetër.

“Në rrjedha jemi me rastin dhe do të gjejmë zgjidhje, por ndonjëherë edhe vetë klientit bëjnë gabime. Komunikimi është telefonik dhe bëjmë përpjekje që t’u dalim në vigjilje, por duart i kemi të lidhura”, sqaroi Paunovski.

Nga Ministria e Ekonomisë paralajmërojnë se mendohet si opsion në Ligjin për veprimtari turistike të vendoset garanci bankare për agjencitë, e cila do të aktivizohej nëse qytetarët mashtrohen.

“Momentalisht ka disa versione të Ligjit për veprimtari turistike. Ende nuk kemi vendosur sa do të jetë garancia bankare, por kjo do të varet nga licenca. Kuptohet, nëse nga kontrollet që do t’i bëjë Inspektorati shtetëror i tregut vërtetohet se janë shkelur kontratat që janë nënshkruar me konsumatorët, si Ministri jo vetëm që do ta aktivizojmë garancinë bankare, por do ta marrim edhe licencën”, tha ministri Bekteshi.

Shtoi se ka propozime të ndryshme rreth vlerës së garancisë bankare, por se për tur operatorët e mëdhenj garancia do të lëvizë nga 50 deri në 100 mijë euro.

Nga Ministria presin që ligji të dërgohet në Qeveri në shqyrtim pas zgjedhjeve presidenciale.