Qytetarët tani do t’i marrin pasaportat në derë


Мinistria e Punëve të Brendshme bën analiza të tërë procesit për dhënien e dokumenteve personale në caktimin përmes telefonit të terminit që tani zbatohet përmes një kompanie private, në mundësi që tërë këtë aktivitet ta ndërmarrin shërbimet e MPB-së, me qëllim që procesi të përshpejtohet, lehtësohet, por edhe të jetë më i përshtatshëm financiarisht, ndërsa punohet edhe në atë që pasaportat t’i marrin në adresë të shtëpisë.

Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovksi, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Emilija Aleksandrova. Ajo kërkoi nga ministri të thotë si do të thjeshtësohet procesi i dhënies së dokumenteve personale në qytete më të vogla.

“Caktimi për dhënien e dokumentet personale është një problem serioz, duke e pasur parasysh se është bërë marrëveshje me kompani, e cila e ka koll qendrën për dhënien e dokumenteve personale. Kjo është një ide e mirë, e cila funksionin në qytetet më të mëdha”, tha Spasovski dhe shtoi se grupi në MPB punon në analiza në drejtim të Ministrisë për ta marrë këtë aktivitet.