Qytetarët kundër emrit “Maqedonia e Ilindenit”


“Republika Maqedonia e Ilindenit” që u spekulua si opsioni i pranueshëm për të dyja palët, kundërshtohet ashpër nga një pjesë e qytetarëve të anketuar. Megjithatë për disa të tjerë shumë më i rëndësishëm mbetet integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike, që sipas tyre do të mundësonte standard më të mirë jetësorë.

“Nuk më pengon asgjë, me rëndësi është që të rregullohet gjendja e popullatës, të hapen fabrika të jenë të gjithë në punë dhe të punojnë njerëzit dhe jo të jemi rrugëve duke mbajtur greva. Për të gjithë të jetë mirë.”

“Për mua si të dojë le të jetë.”

Ajo është idiotizëm, assesi nuk e pranojmë. Ajo është idiotizëm, nihilizëm, pa dinjitet dhe një budallallëk i Evropës.  Maqedonia e Ilindenit bën implikime të tjera me Ilindenin me marrëveshjen me Bullgarinë kjo na kthen në vitet 45-ta” .

“Njerëzit e mëdhenj, funksionarët e lartë mendoj se do ta gjejnë zgjidhjen më të mirë”.

“Zgjidhja jonë më e mirë do të ishte të mos ndërrohet aspak emri, të mbetet emri i vjetër që nga fillimi. Por kur ka ardhur deri tek një zgjidhje, le ta zgjedhin si të duan. 5:07 Maqedonia e epërme do të ishte më e pranueshme – shprehen qytetarët e anketuar nga Alsati.

Por disa nga qytetarët as që dëshirojnë të dëgjojnë për ndërrimin e emrit kushtetues të vendit.

Për ne është e pranueshme vetëm një opsion. Vetëm Republika e Maqedonisë, pastër pa asnjë ndryshim.

“Nuk duhet të ketë asnjë ndryshim të emrit”, thonë të tjerët.

Pas takimit të djeshëm të kryeministrit grek dhe atij maqedonas në Sofje, Zaev deklaroi se njëri nga opsionet e ofruar është i pranueshëm për të dyja palët. Megjithatë deri më tani asnjëra nga palët nuk konfirmojnë nëse “Republika Maqedonia e Ilindenit” është propozimi për të cilin janë dakorduar.

/Alsat-M/