Qytetarët e Maqedonisë kanë marrë mbi 1 milion “DIAZEPAMA”


Në Maqedoni konsumimi i barnave me recetë vitet e fundit shënon rritje të vazhdueshme. Gjatë vitit 2017 nga Fondi shëndetësor në barnatoret e vendit janë shënuar gjithsej 23.090.780 receta në shumë prej 2.786.093.249 denarëve.

Në krahasim me vitin e kaluar numri i recetave është rritur për rreth 3.7%, ndërsa shuma e përgjithshme është rritur për rreth 6.1%.

“Enalarpili” ka qenë barni më i shfrytëzuar gjatë vitit 2017, ashtu siç vitet paraprake, me gjithsej 2.08 milionë receta të realizuara, që paraqet 9.01% nga numri i përgjithshëm i recetave të shënuara për vitin 2017, tregojnë të dhënat më të reja të Fondit shëndetësor. Në vend të dytë është “metrofin”, ndërsa në vend të tretë “diazepam” me mbi një milionë receta. /koha.mk/