Qytetarët do të mund të dinë nëse përgjohen


Secili qytetarë do të mund të mësojë nëse DSK-ja e reformuar dhe e shndërruar në Agjenci për Siguri Kombëtare, e ndjek ose e përgjon atë. Me ndryshimet e propozuara ligjore të cilat tashmë kanë hyrë në procedurë parlamentare, Agjencia për Siguri Kombëtare do të jetë organ i pavarur nga Ministria e Brendshme dhe të punësuarit e saj nuk do të kenë autorizime policore.

“Çdo qytetar, personalisht për të, do të ketë të drejtë të mësojë nëse Agjencia mbledh të dhëna për të dhe në afat prej 30 ditësh të marrë përgjigje. Është qartë e definuar se në cilat raste, për këtë do të duhet vendim nga gjykata dhe në cilat raste do të duhet vetëm leje nga drejtori i ASK-së. Të dhënat e siguruara, pas një periudhe, do të fshihen nëse nuk janë bazë për zbulim të mëtejshëm”- tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.