Qeveritë ndërtojnë besim, negociatorët kërkojnë zgjidhje


Kryetari i Këshillit Euroatlantik i Maqedonisë, Ismet Ramadani, thotë se së bashku me masat për besim mes Maqedonisë dhe Greqiqë, zgjasin edhe negociatat me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic. Me takimet e shpeshtuara krijohet atmosferë pozitive, thotë ai, transmeton Zhurnal.

“Në të njejtën kohë në janar vjen sekretari gjeneral i NATO-s, që do të vlej shumë për ne, sepse kjo nuk është vetëm simbolikë, dhe me shumë mundësi do të ketë shumë porosi të qarta se si të afrohemi rreth zgjidhjes së problemeve dhe të përmbushim kushtet për ftesë për tu antarësuar në NATO”, thotë Ramadani.

Nga ana tjetër, ish diplomati Bllagoj Zashov thotë se pa optimizëm nuk do të zgjidhet asnjë çështje.

“Gjashtë muaj nuk janë pak që të bëhet diçka në këtë drejtim në të cilën edhe Cipras edhe Zaev paralajmërojnë se do të bëjnë gjithçka që të ketë ndonjë rezultat konkret”, shprehet ai.

Kryeministri Zaev disa herë është shprehur optimist se Maqedonia do të fiton ftesë për antarësim në NATO në gjashtë muajt e parë të këti viti.

Mediumet greke shkruajnë se pritet të ketë takim mes Kryeministrit maqedonas dhe atij grek këtë muaj në Davos.