Qeveria shkarkon ministrin e Agjencisë për turizëm, Aleksandar Donev

Qeveria e shkarkoi nga funksioni drejtorin e Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, Aleksandar Donev. Si arsye për shkarkimin e tij theksohet puna e tij e pandërgjegjshme dhe e pakujtdesshme.

Emri i Donevit u shfaq në opinion pas skandalit në lidhje me udhëtimin e tij në biznes klasë deri në Argjentinë me para nga buxheti, për ta promovuar turizmin, ndërsa gjatë karierrës së tij të shkurtër si drejtor ka realizuar edhe destinacione te tjera të largëta duke përfshirë këtu edhe Japoninë, njofton televizioni Telma.

Nga Qeveria nuk ka informata nëse Donev i ka kthyer paratë për biletën e shtrejtë të aeroplanit, ashtu siç kishte premtuar pas zbulimit të skandalit.