Qeveria: PSP-ja nuk mbetet në histori


Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk mbetet në histori dhe nuk është e vërtetë se në bisedimet me opozitën kanë ardhur në përfundim se më nuk do të ketë funksionojë. Përkundrazi, PSP-ja do të funksionojë, tha sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Bosnjakovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për bisedimet me opozitën për ligjin për prokurori publike.

Boshnjakovski potencoi se bisedimet nuk zhvillohen pas dyerve të mbyllura sepse gjithmonë ka informacione në opinion, ndërsa ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska gjithmonë është e gatshme që t’i japë të gjitha hollësitë. Ligjin nuk e shkruajmë për ne, por për qytetarët, theksoi  Boshnjakovski.

Qëllimi, theksoi, është që të kemi shumicë prej dy të tretave, ky ligj të jetë ai që do të na e përshpejtojë rrugën drejtë Bashkimit Evropian që ta marrim datën.

“Ky është një nga ligjet reformatore të cilin përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin që ta sjellim së bashku dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, tha Boshnjakovski.