Qeveria nuk e komenton marrëveshjen e Kocijas dërguar Shkupit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka refuzuar të komentojë propozim tekstin e shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijas, siç ka thënë vetë ai, se para disa ditësh e ka dërguar në Shkup, njofton Zhurnal.

Nga Qeveria për Zhurnal, thonë se nuk kanë asgjë zyrtare për të ndarë me opinionin lidhur me këtë çështje.

“Nuk do të komentojmë informacione të publikuara në media. Bisedimet vazhdojnë me ndërmjetësim të ambdasadorit Metju Nimic. Kur të kemi informacione me interes për opinionin do ta palsojmë dhe prezentojmë në mënyrë transparente”, thonë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për Zhurnal.

Nga Qeveria po ashtu bëjn të ditur se ende po presin konfirmim zyrtar për vizitën e Kocijasit në Shkup.

Përndryshe, Kocijas në një deklaratë për televizionin shtetëror grek ERT, duke ju përgjigjur pyetjes se a do ti dorëzohet Shkupit gjatë vizitës së tij draft marrëveshja për zgjidhjen e kontestit të emrit, ai ka thënë se marrëveshja dhe propozimet e Athinës zyrtare vetëm se janë dërguar Shkupit.

“Tju jap diçka ekskluzive. Kemi përgatitur një marrëveshje me propozimet tona lidhur me çështjet e hapura që i kemi me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, kështu që kjo do jetë edhe pjesë e agjendës së ardhëshme të bisedimeve me IRJM-në. Këtë marrëveshje e kemi dërguar para disa ditësh në Shkup”, ka thënë shefi i diplomacisë greke për televizionin shtetëror ERT.