Qeveria: Nesër ditë pune për të gjithë qytetarët


Nesër, 7 maji, dita kur vjen Papa Françesku për vizitë njëditore në vend është ditë pune për të gjithë qytetarët, njoftoi Qeveria.

Këshilli organizativ për vizitën e papës sot njoftoi se të gjitha përgatitjet për realizimin e programeve të vizitës apostullore  të Papa Françeskut  në Republikën e Maqedonisë së Veriut  kanë përfunduar.

Të gjithë qytetarët  do të kenë lëvizje të papenguar por të ngadalësuar dhe konform qarkullimit të veçantë të komunikacionit dhe të sigurisë, që është vendosur për shkak të vizitës së papës.  Qytetarët të cilët jetojnë në rajonin qendror të qytetit do të kenë akses  të papenguar në shtëpitë dhe në vendet e tyre të punës. Ata që punojnë në qendrën e qytetit u rekomandohet që të dalin nga shtëpitë e tyre gjysmë orë më herët se zakonisht në rrugën drejt vendit të punës, me qëllim që të mbërrijnë me kohë.

Të gjitha informacionet  për rregullat e veçanta të qarkullimit dhe për punën e institucioneve shëndetësore  publike mund të gjejnë në ueb faqen https://papa.mk/.