Qeveria largoi mbishkrimin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”


Marrëveshja e Prespës ka filluar të zabtohet edhe në praktikë. Në godinën e Qeverisë është larguar mbishkrimi „Qeveria e Republikës së Maqedonisë“ dhe në të njëjtën pritet të vendoset emri i ri “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Në afat prej shtatë ditësh edhe të gjitha institucionet tjera të vendit dhe përfaqësitë diplomatike do të duhet të vendosin mbishkrimin e ri të emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Nga Qeveria njoftojnë se pasi të pranojnë notën verbale nga Greqia, ndryshimet kushtetuese do të publikohen në Gazetën Zyrtare. Atëherë Institucionet e vendit do të vendosin mbishkrimet me emrin e ri dhe të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.