Qeveria kompletohet, koalicioni”Aleanca për Shqiptarët” drejt shpërbërjes?

Sipas burimeve dhe informatave jozyrtare partiake, vendi i dytë në Ministrinë e Arsimit do ti takon Bashkimit Demokratik për Integrim. Burimet e njejta për “Nezavisen” flasin se në vendin e zëvendës ministrit për Arsim do të ulet ish zëvendëskryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi. Përveç Ademit në garë për këtë pozitë është edhe profesori Fati Iseni, por nga BDI ende nuk dalin në opinion me emra zyrtar.
Se punët do të rrjedhin në këtë drejtim konfirmon edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Grubi potencoi se tashmë janë të mbyllura të gjitha çështjet për përbërjen e kabinetit qeveritar.

“Gjithçka ka përfunduar, situata është e zgjidhur. Shumica parlamentare është stabile me ose pa praninë e partisë së Ziadin Selës”, deklaroi Artan Grubi.

Siç u parashihte dhe paralajmëronte se koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” do të mbetet duarzbrazur dhe me shumë mundësi edhe jashtë përbërjes qeveritare të Zoran Zaevit, këtë e konfirmoi edhe Artan Grubi. Për Grubin, kërkesat e “Aleancës për Shqiptarët” janë jashtë programit qeveritar dhe sipas tij, pozita e ofruar që koalicioni ASH ti udhëheq reformat, në takimin e nesërm të kryeministrit Zoran Zaev me Zijadin Selën, me shumë mundësi koalicioni në të cilin participon Sela, do ta refuzojë këtë ofertë

Nga ana tjetër, lideri i ASH-së në Maqedoni pritet të kthehet sot, ndërsa takimi me kryeministrin Zoran Zaev, sipas paralajmërimeve, do të realizohet nesër. Siç bëjnë të ditur nga “Aleanca për Shqiptarët”, pasi njeriu i parë i qeverisë Zoran Zaev dhe zyrtarisht do të shpall kandidatin e tyre për “Shëndetësi”, ASH ditëve në vijim do të mendoj për hapat e mëtutjeshme. Por, këtu dy deputetët e ASH-së, Sela dhe Memedi janë kontradikt. Memedi në deklaratën e tij të fundit në pyetjen se a do të voton kabinet qeveritar në rast se partia e tij nuk është pjesë e saj, ai u përgjigjë që përderisa qeveria e Zoran Zaevit ka karakter reformues, e njejta do ta ketë votën e tij pa marrë parasysh se a do të jetë ai dhe partia e tij pjesë e Qeverisë ose jo.
“Mendoj që mandatari shumë qartë tregoi se nuk do të ketë reformim të Qeverisë, por vetëm përmbushje të pozitave bosh. Përderisa qeveria në krye me Zoran Zaev është reformatore, asnjëherë nuk do të me bjerë në mend të njejtën ta kushtëzoj, pa marrë parasysh se a do të jemi pjesë e saj. Nuk është aspak e rëndësishme se a jam unë pjesë e Qeverisë ose jo”, deklaroi Memedi.

Por deklaratat e fundit të liderit të “Aleancës për Shqiptarët” Zijadin Sela ku tha se nëse kuadrot e partisë së tij nuk udhëheqin me “Shëndetësinë”, Zoran Zaev do të tregon joseriozitet ndaj Aleancës, këto deklarata dëshmojnë se kjo parti rrugëton drejt largimit nga kabineti qeveritar. Sela nga SHBA për Alsat në këtë linjë deklaroi se kuadrot e Aleancës me profesionalizëm të lartë kanë udhëhequr resoret që i kanë pasur në të kaluarën dhe nuk vëren ndonjë arsye përse të njejtat mos ti udhëheqin përsëri. Sela nuk qartësoi se nëse diçka e tillë ndodh, a do të mbeten pjesë e qeverisë.

Sipas matematikës së thjeshtë, nëse ASH vendos të largohet nga qeveria, LSDM me BDI-në dhe partia e Vesel Memedit kanë saktë 60 deputet. Por, me shumë mundësi kryeministri Zoran Zaev ditëve në vijim të inicoj takime edhe me PDSH-në dhe Menduh Thaçin me qëllim tu ofroj resor në kabinetin qeveritar dhe përforcimin e shumicës parlamentare. Me dy deputetët e PDSH-së, numri do të arrijë në 62 me çrast do të përmbushet kuaota e shumicës parlamentare.

Pas disa tentimeve të dështuara për dhënien fund dhe përmbushjen e vendeve bosh në kabinetin qeveritar, pritet që kryeministri Zaev ti merr punët në duart e tij dhe deri në fund të kësaj jave, pas tre muajve, Maqedonia të ketë qeveri të kompletuar.

Blerim Ismaili