Qeveria, gjysmë milion euro për bileta avioni


Qeveria për një vit do të shpenzojë gjysmë milion euro për bileta aeroplani . Në Byronë për Prokurime Publike është publikuar marrëveshja e nënshkruar. Në çmim është llogaritur edhe TVSH-ja. Biznesin me biletat e aeroplanit u morën nëntë agjenci tursitike. Mesatarisht qeveria do të shpenzojë nga pothuajse 42 mijë euro në muaj për udhëtime me aeroplanë. Marrëveshjen e ka lidhur Sekretariati i Përgjithshëm, i drejtuar nga Dragi Rashkovski. Gati dy muaj më parë, qeveria e LSDM-së tha se do të kërkojë nga policia ta hetojë mënyrën si paraardhësit e tyre kanë blerë bileta aeroplani dhe a është dëmtuar arka shtetërore me favorizimin e vetëm një kompanie.