Qeveria e Maqedonisë: Ekziston optimizëm për emrin

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në pres konferencën e sotme për gazetarë ka thënë se ekziston optimizëm lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit, njofton Medial.mk.

“Kishim takim të dy kryeministrave, kemi kontakte intensive mes dy ministrave të jashtëm, vetë negociatat janë dëshmi se ekziston hapësirë për optimizëm. Informacionet janë nga burime të ndryshme dhe theksuam se nuk do të spekulojmë me përmbajtjen e negociatave dhe optimizëm ekziston. Nuk do të kishim hyrë në debate tjera”, ka thënë Boshnjakovski lidhur me pyetjen e parashikimit të kryeministrit Zoran Zaev se deri në muajin korrik mund të ketë zgjidhje të emrit.