Qeveria e Kosovës ndanë nga 10 mijë euro për familjet e policëve që humbën jetën në ujërat e Lepenecit


Qeveria e Kosovës ka vendosur që familjeve të dy policëve të ndjerë, Armend Trena dhe Malsor Dashi, të cilët humbën jetën gjatë fatkeqësisë në ujërat e Lepenecit, të i’a u ndajë nga 10.000 euro. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i pyetur për sigurinë e policëve pas kësaj tragjedie, ai përgjigjet:

“Punët të cilat nuk janë zgjidhur 20 vjet unë i gjeta në tavolinë. Duhet kohë për t’i vendosur në binarë” , theksoi Haradinaj.