Qeveria e autorizoi Zaevin t’i krijojë politikat në Minsitrinë e Financave


Qeveria solli konkludim që kryeministri Zoran Zaev të mund t’i kahëzojë veprimet në sferën e financave dhe politikave financiare, si dhe konkludim që zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi t’i ndërmarrë autorizimet dhe përgjegjësitë për udhëheqje me këtë Ministri.

Konkludimet e këtilla, siç informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar, Muhamet Hoxha, anëtarët e Qeverisë i sollën në mbledhjen e djeshme.

“Në këtë mbledhje u sollën dy konkludime. I pari se kryetari i Qeverisë i kahëzon veprimet e Qeverisë në punët nga sfera e financave dhe politika financiare dhe zbatimin e përcaktimeve programore të Qeverisë, në pajtim me nenin 11 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 dhe nenin 48 paragrafi 2 nga Ligji për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore në pajtim të të cilave zëvendësministrja e Financave i ndërmerr të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë për udhëheqje të Ministrisë së Financave”, tha Hoxha.

Neni 11 nga Ligji për Qeverinë parasheh që kryeministri udhëheqë me punën me Qeverinë, është përgjegjës për punën e saj dhe realizon bashkëpunim me organet e tjera. Paragrafi i dytë, ndërkaq, thotë se ai i kahëzon veprimet e Qeverisë në tërësi dhe anëtarët e saj në pajtim me përcaktimet dhe udhëzimet programore që i konstaton ajo. Në nenin 35 të Ligjit të njejtë, ndërkaq, thuhet se për ekzekutimin e ligjeve, Qeveria miraton dekrete me fuqi ligjore, dekrete, vendime, udhëzime, programe, vendime dhe konkludime.

Në pajtim me ligjin për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, zëvendësja e zëvendëson ministrin në rast kur ai mungon apo kur për shkak të sëmundjes apo shkaqeve tjera nuk ka mundësi ta ushtrojë funksionin e vet.

Ish-ministri i Financave, Dragan Tevdovski u ndërrua gjatë rikonstruimit paraprak të Qeverisë. Kryeministri atëherë paralajmëroi se njëkohësisht do ta kryejë edhe këtë funksion ministror, por më pas u tërhoq për shkak të qëndrimit të KSHPK-së për konflikt interesi. Më pas paralajmëroi se këtë autorizim që e mori nga Qeveria do ta shfrytëzojë përkohësisht deri në zgjedhjen e ministrit të ri të Financave.

Në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar u pyet përse Qeveria ka reaguar me kumtesë për rastin me këngëtaren Tamara, e cila gjatë festimit në Ambasadën amerikane e ka kënduar gabimisht himnin maqedonas. Ai shkurtimisht u përgjigj se nga Qeveria nuk kanë dërguar kumtesë me vetëiniciativë, por atë e kanë bërë vetëm drejt atyre mediumeve të cilat kërkuan qëndrim nga Qeveria rreth kësaj çështje. Paraprakisht, për ngjarjen këngëtarja Tamara kërkoi falje me arsyetimin për gabim të paqëllimshëm, e atë e bëri edhe Ambasada e SHBA-së.