Qeveria do t’i shqyrtojë mundësitë për hetimin ndërkombëtar për “Lagjen e trimave”


Qeveria është duke i shqyrtuar mundësitë për interpretimin ndërkombëtar ose hetimin e të gjitha rrethanave lidhur me rastin “Lagjja e trimave”.

“Janë duke u analizuar të gjitha aspektet e ngjarjes. Kjo është çështje e ndjeshme edhe për Republikën e Maqedonisë edhe për Republikën e Kosovës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë është duke i shqyrtuar mundësitë për interpretimin ndërkombëtar ose hetimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë ngjarje”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së RM-së, Mile Boshnjakovski, në konferencën e sotme për shtyp.

Ai shtoi se kjo analizë duhet ta japë edhe përgjigjen e pyetjes se cili institucion dhe nga cili aspekt do të jetë kompetent për procesuimin e procesit, çfarëdo që fitohet si rezultat prej kësaj analize.